Studimi: 5000 vjet më parë njerëzit pinin birrë me pipa ari dhe argjendi

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 12:23 | Lifestyle

5000 vjet më parë sumerët pinin birrë nga një enë e madhe e zakonshme duke përdorur pipa të gjata prej ari dhe argjendi. Kjo është zbuluar nga një studim i kryer mbi tetë tuba ari dhe argjendi, secila mbi një metër e gjatë, të gjetura në fund të shekullit të 19-të në Maikop, një vend i rëndësishëm arkeologjik në Kaukaz të Rusisë që përmban mbetjet e tre individëve dhe qindra objekte të çmuara. Sipas asaj që zbuluan studiuesit, këto tuba nuk ishin, siç mendohej më parë, skeptra apo mbështetëse për një tendë, por pipa luksoze me të cilat sumerët e lashtë pinin birrë.

Pipat e ruajtura në muzeun Hermitage në Shën Petersburg, përdoreshin për të pirë birrë së bashku me njerëzit e tjerë direkt nga një enë e madhe. Sipas studiuesve, zbulimi erdhi pasi në njërën prej tyre u gjetën mbetje të niseshtes së elbit brenda.

Pirja e birrës përmes një pipe nuk ishte një praktikë e pazakontë për sumerët që jetonin në Mesopotami nga mijëvjeçari i III para Krishtit, siç dëshmojnë përshkrime të ndryshme të kohës. Meqenëse birra ishte shumë e turbullt, çdo pipë kishte filtra metalikë që përdoreshin për të hequr papastërtitë.

Dhe nëse ky interpretim i studiuesve është i saktë, do të përballemi me pipën më të vjetër të gjetur ndonjëherë deri më sot.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli