Bojan Krkic tërhiqet në moshën 32-vjeçare

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 21:24 | Futboll

Bojan Krkic ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli në moshën 32-vjeçare.

Sulmuesi spanjoll, i cili doli nga akademia e Barcelonës dhe është një nga golashënuesit më të mirë në historinë e ekipeve zinxhir të klubit katalanas, ishte pa ekip që nga muaji shkurt.

Bojan ka shënuar më shumë se 800 gola në ekipet zinxhir, duke u konsideruar një talent i madh. Në sezonin 2007-2008 luajti me ekipin e parë, kur në stol ishte Frank Rijkaard. Atë sezon luajti 48 ndeshje, duke shënuar 12 gola.

Në mars të vitit 2011, kur ishte 20 vjeç e 202 ditë, luajti ndeshjen e 100 me Barçën, duke u bërë lojtari më i ri që arrin këtë shifër në historinë e klubit.

Konkurrenca e lartë te Barcelona bëri që Bojan Krkic të transferohej te Roma, në verën e vitit 2011. Më pas luajti edhe për Milan, Ajax, Stoke, Mainz, Alaves dhe Montreal. Ekipi i tij i fundit ka qenë Vissel Kobe, në Japoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos