Uzuni shënjestron Poloninë, oferta nga ligat më të mëdha

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 17:34 | Futboll

Myrto Uzuni është padyshim futbollisti më në formë i momentit në Kombëtare. Me 20 gola të realizuar, sulmuesi i Granadas kryeson listën e goleadorëve në Ligën e dytë spanjolle. Ai shpreson që të vijojë ecurinë e mirë edhe me kuqezinjtë, prej sfidës me Poloninë, teksa zbuloi ofertat në merkato.

“Kam shënuar 20 gola dhe nuk kam mbaruar me kaq. Sa i përket Kombëtares jam shumë i lumtur. Të përfaqësosh Kombëtaren është gjëja më e madhe për një futbollist. Ndihem mirë si qendërsulmues. Dua të shënoj se kjo është gjëja që bëj më së mirë. Dhe këtë dua të bëj në Varshavë. Kam oferta nga Premier Liga, La Liga, Seria A. Por tani jam i përqendruar me Kombëtaren dhe dua të jap më të mirën”, deklaroi Uzuni.

Përpara mediave doli edhe Anis Mehmeti, një prej emrave të rinj të grumbulluar nga Sylvinho. Mesfushori i Bristol City realizoi ëndrrën për të përfaqësuar Kombëtaren.

Anis Mehmeti

“Jam i lumtur që më kanë thërritur në Kombëtaren kuqezi. Unë jam gati, luaj edhe në rolin e sulmuesit të majtë, jam i gatshëm për gjithçka. Shkojmë në Poloni me qëllimin për të fituar, janë gjithë ata lojtarë që luajnë për kampionate shumë të forta. Çdo lojtar dëshiron që të luajë për Kombëtaren dhe tani jam këtu. Është ëndërr për mua dhe familjen time që të vesh fanellën kuqezi, trajneri Sylvinho më ka thënë që duhet të veproj këtu njësoj si në Angli”, u shpreh ai për mediat.

Shqipëria do të udhëtojë të dielën drejt Varshavës, teksa sfida me Poloninë luhet të hënën, prej orës 20:45.

https://a2news.com/2023/03/23/kosova-pergatitet-per-izraelin-berisha-asgje-e-pamundur/

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024