Tirana, kryeqyteti që sfidon ndryshimin, Ristani: Nevojat bazike duhet të jenë të aksesueshme edhe pa transport publik

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 08:54 | Aktualitet
Tirana, kryeqyteti që sfidon ndryshimin, Ristani: Nevojat bazike duhet

Komuniteti dhe cilësia e mirë e jetesës krijohet kur i shpallim luftë makinave. Kështu u shpreh në “Dita jonë” nënkryetarja e Bashkisë, Anuela Ristani, duke folur për sfidat e organizmit të brendshëm të qytetit. Sipas saj, ajo që po ndodh është qendërzimi i pjesës urbane të të jetuarit.

“Shumica e njerëzve nuk kanë nevojë as për transport publik. Ne kemi mbyllur zonat rreth shkollës që nxënësit të ecnin më këmbë. Qyteti është në zhvillim, gjërat do të ndryshojnë. Tirana ka qenë e hapur ndaj prurjeve të reja. Sot qytetet kanë dy zgjedhje ose të hapen horizontalisht ose të përqëndrohen vertikalisht. Ajo që po ndodh është që ne ta qendërzojmë pjesën urbane të të jetuarit. Qyteti dhe nevojat bazike duhet të jenë të aksesueshme edhe pa transport publik me investim të madh”.

Ristani foli, ndër të tjera, edhe për aktivitetet festive të kryeqytetit, si dhe koncertet e fundvitit.

“Ngjarja e vitit për mua, kam qenë e surprizuar se çdo aktivitet edhe pse e ka sforcuar qytetin, ka lënë një shije të mirë. Do të ketë koncert për krishtlindje dhe ndërrimin e viteve. Këtë vit na u mbivendosën dy evente edhe kampionati, edhe tregu i krishtlindjeve”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi