Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kërkoi nga SPAK që të hetojë kryeministrin Edi Rama “për dëmtim të shëndetit të shqiptarëve”. Sipas tij, “Rama është fajtori kryesor për mijërat e policëve që çoi te Teatri në kohë pandemie”.
“Rama, fajtor kryesor si urdhëruesi i thyerjes së rregullave të pandemisë me ushtrinë policore që shkatërroi Teatrin. Rama nuk e shembi Teatrin për 2 vjet e gjysmë dhe e shembi në mes të pandemisë. SPAK të fillojë hetimin ndaj Edi Ramës! Ky faj nuk ka shfajësim. Ky s'mund të rrijë më asnjë sekond kryeministër e jo më të japë urdhëra për pandeminë”, shkruan Vasili në Facebook.
“Drejtësia të veprojë ndaj Edi Ramës, në të kundërt bëhet bashkëfajtore me të dhe do të duhet të përgjigjet përpara ligjit njësoj si ai”, shton Vasili. (A2 Televizion)