Veliaj apel qytetarëve të votojnë: Të rikuperojmë ngërçin e mëngjesit në orët e ditës

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 11:45 | Politikë
Veliaj apel qytetarëve të votojnë: Të rikuperojmë

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxaj, pas votimit, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë pavarësisht dekurajimit të mëngjesit, ku nuk funksionoi pajisja elektronike. Ai inkurajoi qytetarët që të dalin sërish në votime, pasi ngërçi është zhbllokuar dhe do të votohet manualisht në qendrat ku nuk funksionon pajisja elektronike.

 “Kemi pasur disa avari. KQZ-ja e ka të pamundur identifikimin elektronik dhe më vjen mirë që prevaloi e drejta, për të votuar në mënyrë manuale. Ata që nuk kanë mundur të votojnë, të rikthehen në qendrat e votimit, ata që u dekurajuan nga ajo lemzë e mëngjesit, tani u rikthye në normalitet. Janë fatet e qytetit në katër vitet e ardhshme. Është e rëndësishme që secili të dëgjohet. I uroj kandidatëve të tjerë shëndet, nesër rikthehemi në normalitet.

Ka qenë një nga fushatat më të qeta, ndaj lusim të gjithë që janë në krye të procesit të vazhdojnë me qetësi dhe të dalim faqebardhë. Këto muhabetet me Iranin, pyesni kitaristin e famshëm. Ftesën e kemi për të gjithë që të dalin dhe të votojnë.

Isha shumë i mërzitur në mëngjes ku në qendra kishte pensionistë, që dalin të parët në votime, u dekurajuan. Por inkurajoj të gjithë të dalin të votojnë, është zhbllokuar çdo ngërç. Të rikuperojmë në orët e ditës ngërçin e mëngjesit".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi