Vetëm 1 rast i ri me koronavirus, 162 të infektuar aktivë në mbarë vendin

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 19:08 | Aktualitet
Vetëm 1 rast i ri me koronavirus, 162 të infektuar aktivë në

Vetëm një person ka rezultuar i infektuar me koronavirusi në vendin tonë në 24 orët e fundit nga 101 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi, ndërkohë që janë 162 raste aktive në total.

Aktualisht në spital po merr ndihmë më të specializuar vetëm një pacient.

Njoftimi i Ministrisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 101 testime, 1 qytetar i infektuar, nuk ka humbje jete dhe 20 të shëruar në 24 orët e fundit

9 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 101 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Tiranë.

Janë 162 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,621 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 9 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                1

Të shëruar në 24 orë             20

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       101

Testime totale                   2,012,211

Raste pozitive                      332,377

Raste të shëruara                  328,621

Raste Aktive                             162

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    108

Vlorë                         17

Fier                           11

Gjirokastër                8

Shkodër                 5

Berat.                        5

Durrës.                      3

Lezhë.                        2

Elbasan.                   2

Korçë.                         1

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024