Shkrimtari dhe ambasadori Besnik Mustafaj rikthen në treg një nga veprat e tij me ese që ndërthurin ngjarje politike të viteve ’90 në Shqipëri. Këtë herë parathënia e librit vjen nga Sali Berisha, protagonist i disa prej ngjarjeve të përshkruara në libër.
Prezantimin e këtij ribotimi ka zgjedhur ta bëjë pikërisht Ditën e Rinisë, që në Shqipëri lidhet ngushtë edhe me dhjetorin e demonstratave të të rinjve që artikulonin për Shqipërinë si e gjithë Europa.
Besnik Mustafaj ka vendosur që këtë vit të ribotojë gjithë veprat e veta, e këto shkrime midis krimeve dhe mirazheve është ndër hapat e parë drejt ribotimit të plotë të veprave të tij. (A2 Televizion)