Ujësjellësi i Gjirokastrës, 2 mijë debitorë në borxh me 70 milionë lekë të papaguara

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 14:14 | Aktualitet
Ujësjellësi i Gjirokastrës, 2 mijë debitorë në

Qyteti i Gjirokastrës pas investimeve të fundit po furnizohet rregullisht me 24 orë ujë. Por nga ana tjetër, ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve të kësaj bashkie, duket se është në krizë ekonomike për shkak të faturave të papaguara nga abonentët familjarë dhe bizneset.

 “Ne kemi rreth 2 mijë abonentë debitorë të ujit të pijshëm, për një shifër 70 milionë lekë, kemi bërë njoftimet dhe kërkojmë mirëkuptim, uji duhet paguar”, thotë për A2 CNN drejtori i UK Gjirokastër, Iliaz Memushi.  

Në të tilla kushte, punonjësit e ujësjellësit kanë nisur prerjen e furnizimit për debitorët, ndërsa për familjet në nevojë ofrohet një skemë lehtësuese për të shmangur prerjen e furnizimit me ujë.

“Për shtresat në nevojë kemi aplikuar një aktmarrëveshje që konsiston në 20% të shumës dhe pjesën tjetër të ndarë muaj për muaj”, shton Memushi.

Bashkia e Gjirokastrës, aktualisht, numëron rreth 13 mijë abonentë në ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve, ku rreth 20 për qind e tyre rezultojnë debitorë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024