Fundjava që vjen pritet të shohë një përkeqësim të dukshëm të motit në vend, duke filluar nga dita e sotme e deri më datë 11 dhjetor.
Nisur nga kjo premisë, autoritetet kanë filluar të apelojnë për marrjen e masave, në veçanti për sa i përket mjeteve lundruese. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se era me drejtim Jug-Jug- Lindje dhe Jug-Jug-Perëndim, do të shkaktojë në det dallgë që mund të shkojnë deri në 3 metra.
Autoriteti i ka bërë apel të gjithë subjekteve në fushën e detarisë që të parandalojnë rreziqet e mundshme. (A2 Televizion)