ISHUJT KANARIE, SPANJË: Shpërthimi Cumbre Vieja La Palma në shtator 2021, një vullkan shkatërrues që zgjati për tre muaj, duke dëmtuar rrugë, 2800 ndërtesa dhe 864 hektarë tokë bujqësore. / FOTOGRAFI NGA CARSTEN PETER
QENDRA HAPËSINORE KENNEDY, FLORIDA: Misioni Artemis I i NASA-s hartoi një plan për të kthyer njerëzit në Hënë. Në provat fillestare, një manekin shfaqet në imazh i ulur në kapsulën Orion, në mënyrë që stafi të matë rrezatimin dhe të testojë një kostum për misionet e ardhshme. / FOTOGRAFI NGA DAN WINTERS
KIRIBAT: Në ujërat e Paqësorit qendror, peshq të shumtë të shkëmbinjve nënujorë afrojnë grabitqarë të ndryshëm. Në fotografi shfaqet një peshkaqen që noton mbi koralet Montipora. / FOTOGRAFI NGA ENRIC SALA
EGJIPT: Kjo statujë e perëndeshës egjiptiane Isis ka qëndruar për mijëvjeçarë të tërë në sarkofagun prej guri të faraonit Tutankhamun në Luginën e Mbretërve të Egjiptit. / FOTOGRAFI NGA PAOLO VERZONE
WEDDELL: Ernest Shackleton dhe ekuipazhi i tij në 1915 mbijetuan të gjithë pasi anijen e tyre u përplas me një akullnajë në brigjet e Antarktidës. Barkentina u zbulua në mars 2022 nga ekspedita Endurance22. / FOTOGRAFI NGA FALKLANDS MARITIME HERITAGE TRUST DHE NATIONAL GEOGRAPHIC
WEDDELL: Fotografi Horvath fiksoi momentin kur anija Agulhas II çante përmes akullnajave të Antarktidës / FOTOGRAFI NGA ESTHER HORVATH
FLORIDA: Një lopë deti duke përtypur barë në ujërat e pastër dhe të ngrohtë të Floridas, që janë një strehë dimërore perfekte për gjitarët ujorë. / FOTOGRAFI NGA JASON GULLEY
TAXHIKISTAN: Ranobi Islomova, 63 vjeç, nga Farkhor, Taxhikistan, e shtrirë në një makinë teksa pret të kthehet në shtëpi pas operacionit. Në sfond është rezervuari i formuar nga Diga Nurek 984 metra e lartë, diga e dytë më e lartë në planet. / FOTOGRAFIA E ANUSH BABAJANYAN
UTAH: Fotografi Wilkes shkrepi 2092 foto gjatë 36 orëve, duke kombinuar 44 prej tyre për të shfaqur lindjen e diellit, hënën e plotë dhe një rreshtim të rrallë të katër planetëve. / FOTOGRAFI NGA STEPHEN WILKES
GABON: Një elefant mbledh fruta në tokë. Sipas studimeve të fundit, pakësimi i frutave mund të rrezikojë që elefantët të ngordhin nga uria në Afrikën Qendrore. / FOTOGRAFI NGA JASPER DOEST
DANIMARKË / Vizitorët ngjiten në shëtitoren spirale 150 metra të lartë në Camp Adventure të Danimarkës për të parë pyllin në jugperëndim të Kopenhagës. / FOTOGRAFI NGA ORSOLYA HAARBERG
PAKISTAN: Ali Haider, 19 vjeç, Najib Khan, 20 dhe Atif Amin, 24 vjeç, pozojnë me maska kungulli të mbuluara me lesh dhie gjatë ceremonisë së "bashkimit të akullnajave". / FOTOGRAFIA NGA MATTHIEU PALEY
KOSOVË: Një makinë e mbyllur në një kuti xhami si memorial i heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në makinë ndodheshin pjesëtarët e UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, kur iu zu pritë nga forcat serbe në vitin 1997. / FOTOGRAFI NGA JUSTYNA MIELNIKIEWICZ
KOSOVË: Një muzikant përgatitet për shfaqjen inauguruese të Operës së Kosovës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. / FOTOGRAFI NGA JUSTYNA MIELNIKIEWICZ
FLORIDA: Një raketë Falcon 9, e lëshuar nga Kepi Canaveral. Kjo ishte hera e dytë në më pak se një vit që një raketë SpaceX u fiksua nga fotografi Stone teksa ai po shëtiste natën në një moçal. / FOTOGRAFI NGA MAC STONE
KENIA: Një grup hienash fotografuar me një aparat me rreze infra të kuqe. / FOTOGRAFI NGA JEN GUYTON
POLONI: Në një studio fotografike të improvizuar jashtë një strehe për ukrainasit e zhvendosur nga pushtimi rus, Ludmyla Kuchebko, 72 vjeç, shqetësohet për djalin e saj në Kiev. Ajo i lutet Zotit që të shpëtojë jo vetëm djalin e saj, por të gjithë Ukrainën. / FOTOGRAFIA E ANASTASIA TAYLOR-LIND
VENEZUELË: Disa papagaj blu dhe të verdhë në pritje për t'u ushqyer nga vendasit. Banorë në pyjet tropikale dhe savanat e Amerikës së Jugut, zogjtë janë shumuar në kryeqytetin e Venezuelës gjatë dekadave të fundit, për shkak të tregtisë së kafshëve shtëpiake. / FOTOGRAFIA E ALEJANDRO CEGARRA
KENIA: Studiuesit marrin mostra nga një babuin, përpara se ta lëshojnë të padëmtuar përsëri në natyrë. Që nga viti 1971, shkencëtarët kanë studiuar babuinët e Amboselit për të marrë të dhëna mbi plakjen. / FOTOGRAFI NGA NICHOLE SOBECKI
INDI: Këmbësorë, motoçikleta dhe taksi të grumbulluar në një rrugë në Mumbai, shtëpia e rreth 21 milionë njerëzve. India është gati të kapërcejë Kinën si kombi më i populluar në botë. / FOTOGRAFIA E ARKO DATTO
ARIZONA: Një tufë lakuriqësh nate. / FOTOGRAFITË NGA MARK THIESSEN
TEKSAS: Një luan afrikan transportohet në Safari Club. Në vitin 2021, Afrika e Jugut premtoi t'i jepte fund industrisë së saj shumëmilionëshe të rritjes së luanëve, por pak hapa janë ndërmarrë drejt këtij qëllimi. / FOTOGRAFI NGA DAVID CHANCELLOR
ALASKA: Kapur nga droni, tufa me drerë e Arktikut Perëndimor vrapojnë nëpër një luginë gjatë migrimit të tyre pranveror. / FOTOGRAFI NGA KATIE ORLINSKY
UASHINGTON, DC: Një ekspozim i gjatë i kamerës tregon turmën e madhe të turistëve brenda Memorialit Lincoln në Uashington. Monumenti është i vizituar nga miliona vetë çdo vit dhe festoi njëqindvjetorin e tij këtë vit. / FOTOGRAFIA E SASHA ARUTYUNOVA
ISLANDË : Pasi qëndroi i fjetur për 800 vjet, vullkani Reykjanes shpërtheu dy herë në 17 muaj, së fundmi në gusht, duke nisur atë që disa shkencëtarë dyshojnë se mund të jetë dekada e aktivitetit vullkanik. / FOTOGRAFIA NGA CHRIS BURKARD
SPANJË: Pulpí Geode, një formacion i gjetur në vitin 1999 në një minierë, përmban kristale gipsi deri në shtatë metra të gjatë. Studiuesi Fernando Gázquez po mat kushtet atmosferike për të parë nëse vizitat turistike po ndikojnë te formacioni. / FOTOGRAFI NGA ROBBIE SHONE
BRAZIL: Fotografi Orlinsky thotë se kafshët mund të sillen në mënyrë të paparashikueshme nën hënën e plotë. / FOTOGRAFI NGA KATIE ORLINSKY
ARMENI: Parkev Kazarian, një armen i lindur në Azerbajxhan, ka jetuar në Armeni që nga viti 1989 për shkak të konfliktit midis dy vendeve. “Doja të kapja vetminë dhe izolimin e tij. Është sikur ai është i bllokuar në një kapsulë kohe”, thotë fotografi. / FOTOGRAFIA E RENA EFFENDIUT
FILIPINE: Për një peso (më pak se dy cent), makinat shitëse të lagjeve sjellin internetin për disa minuta te filipinasit. Ata shpenzojnë mesatarisht katër orë në ditë në rrjetet sociale. / FOTOGRAFI NGA HANNAH REYES MORALES
PAKISTAN: Safar Ali, 53 vjeç, qëndron në ujërat pranë Naing Sharif. "Ne të gjithë kemi ardhur nga e njëjta rrjedhë", thotë ai. Shirat e dendur dhe shkrirja e akullnajave përmbytën rajonin në verën e vitit 2022, duke zhvendosur afro tetë milionë njerëz. / FOTOGRAFIA NGA MATTHIEU PALEY
SRI LANKA: Elefantët e egër aziatikë përzihen me bagëtitë në një vendgrumbullim mbeturinash. Ky shtet është shtëpia e rreth 6000 elefantësh që jetojnë në kontakt të ngushtë me njerëzit. / FOTOGRAFI NGA BRENT STIRTON
AFGANISTAN: Rafiullah, 10 vjeç, duke grumbulluar papastërti në një krater në Autostradën Kombëtare 1, e shkatërruar nga lufta. / FOTOGRAFI NGA BALAZS GARDI
EVEREST: Alpinisti Thomas Moore duke ecur mes tendave të ngritura në Kampin I. / FOTOGRAFI NGA EVAN GREEN
GROENLANDË: Disa javë pas udhëtimit, anija kalon pranë ajsbergëve. / FOTOGRAFIA E RENAN OZTURK
SPANJË: Armando Salazar, një specialist në ushtrinë spanjolle, kalon nëpër lavën e vullkanit që shpërtheu në shtator 2021, duke mbledhur mostra. / FOTOGRAFI NGA ARTURO RODRÍGUEZ
Plot 132 fotografë nga 60 vende të botës, dorëzuan 2.238.899 fotografi për t’u bërë pjesë e numrit të veçantë të National Geographic për “Fotografinë e vitit”. Sipas Sadie Quarrier, zëvendësdrejtoresha e revistës, ishte shumë e vështirë të përzgjidhje fotografitë më unike që dokumentojnë ngjarje dhe pamje nga i gjithë globi. Në fotogalerinë e mësipërme renditen imazhet e vlerësuara si më të mirat nga juria e National Geographic. (A2 Televizion)