Kufijtë detarë, ambasadorja greke: Rama e Mitsotakis biseduan për përparimin e procedurave

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 18:00 | Aktualitet
Kufijtë detarë, ambasadorja greke: Rama e Mitsotakis biseduan për

 “Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis u takuan më 7 dhjetor dhe të dy shprehën dëshirën për të bashkëpunuar sa më shpejt të jetë e mundur.”

Kështu është shprehur ambasadorja e Greqisë Konstantina Kamisti gjatë një takimi me kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo.

Po ashtu, ambasadorja bëri të ditur se dy kryeministrat folën edhe për përparimin e procedurave që të vendosen disa çështje për ndarjen e kufijve detarë në gjykatën e Hagës.

E pyetur për anulimin e vizitës së Mitsotakis në jug, ambasadorja tha se ai do të vijë shumë shpejt brenda këtij viti bashkë me Ramën.

Sa i përket situatës kaotike që krijohet në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës për festa, ambasadorja Kamisti tha se çështjen do ta shohë me përparësi.

Faleminderit  që më informuat do ta shikoj më doganat se cili është problemi për ketë çështje dhe unë shpresoj qe miqtë tanë shqiptarë të mos kenë asnjë problem në doganë do ta shikoj me përparësi,” u shpreh diplomatja greke.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli