A ndihet kryetar i PD-së? Alibeaj: Jo vetëm jam, por edhe ndihem drejtues që kur u dorëhoq Basha

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 19:25 | Politikë
A ndihet kryetar i PD-së? Alibeaj: Jo vetëm jam, por edhe ndihem

Enkelejd Alibeaj, në një dalje për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, është shprehur se ky është një moment me përgjegjësi historike për atë pjesë të PD-së që ai përfaqëson.

Ndërsa komentonte vendimin e Gjykatës së Apelit, që ktheu në Shkallën e Parë vendimin për drejtimin e partisë, Alibeaj deklaroi se fokusi për ta këtej e tutje janë zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Kam propozuar dhe gjeta një mirëkuptim që vendimi i Gjykatës së Apelit nuk përbën ndonjë moment triumfi apo fitimi. Nuk përbën një moment revanshi. Është moment i ngarkimit me një përgjegjësi historike. Është momenti më i mirë që struktura e PD-së të marrë energji të reja... Fokusi kryesor nga këtej e tutje janë zgjedhjet e 14 majit. E kemi detyrim."

I pyetur nga gazetarët nëse ndihet kryetar i PD-së sot, Enkelejd Alibeaj theksoi se ndihet drejtues dhe ushtrues i detyrës së kryetarit që prej se ish-kryedemokrati Lulzim Basha dha dorëheqjen.

“Jo vetëm jam, por ndihem drejtuesi i PD-së, ushtruesi i detyrës, dhe jo vetëm sot por që nga momenti që zoti Basha bëri të ditur dorëheqjen,” deklaroi ai.

Alibeaj shpjegoi po ashtu edhe tre çështjet kryesore që iu propozuan strukturave, për të cilat ai tha se gjeti mbështetje të plotë.

1-Në lidhje me kandidatët për këshilltarë bashkiakë:

Të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët rreth saj të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshilltarëve të PD-së në bashkitë respektive. Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të  drejtë.

2- Në lidhje me kandidatët për kryetarë të bashkive;

Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në mënyre eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik.

3-Në lidhje me aleancat;

PD merr përsipër t’i prijë ndërtimit të një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale ku secili subjekt zhvillon indentitetin e vet politik brenda kornizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombëtare dhe Perëndimore. (A2 Televizion)

Enkelejd Alibeaj
https://a2news.com/2023/03/06/berisha-deklarate-nga-selia-pd-eshte-nje-dhe-vetem-nje-eshte-ajo-e-anetaresise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos