Gazment Bardhi, në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, u shpreh se duhet gjetur një zgjidhje për situatën ku ndodhet sot opozita shqiptare, që sipas tij duhet të dalë me kandidatë unikë në zgjedhjet e 14 majit.
“Secili prej nesh ka bërë betejë për ta bërë Partinë Demokratike fituese, alternativë qeverisëse. Gjatë kësaj kohe, ka nevojë vetëm për maturi.
Gjuha e urrejtjes nuk mund të ketë vend tek ne. Jemi 70 ditë larg nga zgjedhjet. Fokusi ynë duhet të jenë vetëm zgjedhjet e 14 majit.
Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD-ja e opozita të dalë me kandidatë të përbashkët.”, u shpreh në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. (A2 Televizion)