I ftuar në Debat nga Alba Alishani, analisti Aleksandër Çipa, ku u diskutua për rritjen e pagave në administratë, deputetëve dhe të ministrave, nëse kjo do të ndikojë në uljen e korrupsionit në vend.
“Për të përdorur termin reformë duhet të ishte përfshirë i gjithë sistemi. Kjo gjë nuk ka ndodhur, por ka ndodhur në mënyrë parciale. Debati do të duhej të niste fillimisht nga kërkesa e llogarisë parlamentare për metodologjinë e rritjes së pagave. Cila është arsyeja që u rrit tani dhe jo dy muaj më parë? E dyta, cilat kanë qenë resurset që u shtuar në buxhetin e shtetit?
Ne duhet ta brohorasim që kjo ka ndodhur dhe aq më tepër që ndodh pas procesit zgjedhor sepse duket sikur nuk ndikon në politikë. Por, a ka ndikon kjo në uljen e korrupsionit. Ne kemi një profil deputetësh që nuk kanë atë profil që kanë pasur deputetët para 10 viteve. Atëherë, ne thoshim që nuk ka nevojë për një rrogë deputeti se sheh thelën e madhe, sot ka ndryshuar kjo. Një deputet sot nuk ka influencime ekstra politike”, tha Çipa. (A2 Televizion)