Rritja e pagave, deputeti i PD: Kemi të bëjmë me shpërndarje parash, jo reformë

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 20:10 | Politikë
Rritja e pagave, deputeti i PD: Kemi të bëjmë me shpërndarje

Seanca e sotme i rikthehu të gjithë aktorët në sallën e parlamentit, ku ende nuk ishte harruar triumfi dhe humbja e 14 majit. Debati u fokusua të rritja e pagave, sidomos për deputetët dhe ministrat. Qeveria e quan reformë. Njëra pjesë e opozitës thotë se është e vonuar dhe i dha votën, ndërsa Rithemelimi ishte kundër.

Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj, u shpreh në studion e Debat në A2 CNN se nuk kishim reformë, por shpërndaje parash.

“Qeveria e quan reformë, por a kemi vërtetë të bëjmë me reformë apo thjesht kemi të bëjmë me shpërndarje të ardhurash. Nuk u shpërndanë para në bazë të pozicionit që mbahet në administratë. Këtu janë 189 mijë nëpunës që do të kenë rritje pagash. Pjesë e piramidës së pagave u bënë edhe deputetët. Por e rëndësishme është nëse kishim një reformë që mund t’i vlejë Shqipërisë?

Nuk është bërë asgjë më shumë dhe asgjë më pak, se në karriget e ndryshme të nëpunësve janë çuar zarfe që nga muaji maj do të marrin më shumë se sesa kanë marrë, pa e ditur fare se ata që qëndrojnë sipër atyre karrigeve, që mund të jenë nëpunës, shefa e drejtorë, e meritojnë këtë rritje pagash apo jo. Pa ditur fare sesi kanë shërbyer. Kemi të bëjmë katërcipërisht me shpërndarje parash”, tha deputeti i PD.

Ai shtoi se fillimisht duhet të ishte rritur paga minimale dhe pensionet dhe më pas të kishte kaluar në këtë kategori.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli