Rikthimi i Bashës, Ndoka: I doli gjumi pas zgjedhjeve, si një skuth i vogël dëmtoi partinë që e rriti

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 19:37 | Politikë
Rikthimi i Bashës, Ndoka: I doli gjumi pas zgjedhjeve, si një skuth i

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në “Ditari” i orës 19:00 në A2CNN komentoi rikthimin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas Ndokës, Basha do të mbahet mend si i vetmi lider opozite që i humbi shpresën rinisë, ndërsa shtoi se i vetmi kontribut që ai ka dhënë, është dëmtimi i partisë që e rriti atë politikisht.

“Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi lider opozite që i humbi shpresën rinisë. Sjellja e z. Basha si lider i opozitës, duke bërë marrëveshje me mazhorancën dhe kryeministrin, bëri që këtu të humbte edhe shpresa, sepse besimi kishte humbur me kohë.

Lulzim Basha është një e keqe e madhe për politikën, pluralizimin dhe për vendin. Basha është një fenomen i kësaj përçarjeje brenda Partisë Demokratike.

Megjithatë, keq nuk e ka kur thotë që duhet ndryshuar elita politike...

Elitat politike ndryshohen me votë, as nga fjalimet demagogjike e Lulzim Bashës dhe as nga dëshira e disa individëve ajo që e ndryshon. Për fat të keq, ne kemi një sistem zgjedhor që jo vetëm që nuk i ndryshon elitat, por i çimenton ato.

Si e shikoni ndarjen e opozitës?

Ky është një investim i Edi Ramës për ta mbajtur partinë më të madhe të opozitës të përçarë, është një investim i tij i drejtpërdrejtë. Kjo është edhe agjenda e z. Basha nga një gjumë i gjatë i tij, i del gjumi pas zgjedhjeve, pa dhënë asnjë lloj kontributi. I vetmi kontribut i tij ishte që, si një skuth i vogël, u përpoq që ta dëmtojë akoma më shumë partinë që e rriti atë politikisht.”

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli