Publikohet projekti për realizimin e sheshit fundor në Bulevardin e Ri

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 17:06 | Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar këtë të enjte projektin për sheshin fundor në Bulevardin e Ri në kryeqytet.

Veliaj, bashkëngjitur fotove, shkruan se puna do të nisë së shpejti me ndihmën edhe nga qeveria e Katarit, e cila ka miratuar një grant 11 milionë euro.

“Me ndihmën e qeverisë së Katarit, e cila na miratoi një grant 11 milion euro, nisim së shpejti PUNËN për realizimin e projektit të sheshit fundor në Bulevardin e Ri! Mirënjohës për Emirin e Katarit, Al Thani, por edhe ambasadorit në Tiranë, Al-Marri.

Tirana do të ketë sheshin ceremonial që meriton”, shkruan Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos