
Një minator ka humbur jetën duke punuar në minierën e Bulziqës. Policia njofton se bëhet fjalë për 52-vjeçarin me iniciale S. D., por nuk bëhen të ditura detaje të tjera rreth ngjarjes.
Bulqizë/informacion paraprak
Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi S. D., rreth 52 vjeç,(minator).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)