Akuzat e Salvator Kaçajt për atentat, reagon Pjerin Ndreu: Absurde, nuk ka peshë politike

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 00:37 | Politikë
Akuzat e Salvator Kaçajt për atentat, reagon Pjerin Ndreu: Absurde,

Pjerin Ndreu, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Lezhës, ka reaguar për A2 CNN për ngjarjen ku është përfshirë Salvador Kaçaj, ish-kryetar i komunës Shëngjin, i cili ka bërë denoncim në polici se i shpëtoi një atentati.

Kaçaj është shprehur se i është prerë rruga nga dy makina pa targa, nga ku dolën njerëz të armatosur. Por, sipas Kaçit, falë reagimit të shpejtë të shoqëruesit të tij, ata arritën të shpëtojnë mrekullisht duke u larguar me shpejtësi.

Ndërkohë, Pjerin Ndreu u shpreh për A2 CNN se gjithçka është një sajesë.

“S’ka ndodhur asgjë. Është thjesht një fantazi e sëmurë e njerëzve që kanë ardhur dhe duan të përfitojnë politikisht, të ngrenë një alibi për humbjen. Është absurde që ne të ngremë një atentat ndaj një njeriu që nuk ka peshë politike, zero vlera. Nuk kam koment, por vetëm neveri për të tilla sajesa. Policia le ta gjejë. Unë s’ka, asnjë lidhje pasi ai nuk ka peshë politike, madje ka qenë një investitor kundër kandidatit brenda partisë së tij”, u shpreh Ndreu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024