Momenti kur Ukraina hedh në erë supermarketin në Donetsk

Nga A2 CNN
10 Janar 2025, 10:32 | Kapur në kamera

Ushtria ukrainase hodhi në herë një supermarket të premten, në qytetin e Donetskut, që është nën kontrollin e Rusisë. Sipas zyrtarëve lokalë rusë, të cituar nga Reuters, sulmi u krye me armë të dhëna nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas mediave lokale, gjithashtu të cituara nga Reuters, një person civil humbi jetën dhe të paktën gjashtë të tjerë u plagosën. Ukraina nuk pranoi të komentonte. Agjencia ruse e lajmeve, TASS, raportoi se nga shpërthimi u dëmtuan edhe godina të tjerë dhe 15 makina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos