Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

“Asgjë nuk zgjidhet me presion”, Kurti konfirmon sfidat me aleatët, flet për sanksionet

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 18:56 | Kosova
“Asgjë nuk zgjidhet me presion”, Kurti konfirmon sfidat me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar sfidat me emisarët evropianë dhe amerikanë, por ka shtuar se marrëdhëniet liberale me BE dhe SHBA janë të shkëlqyera, duke konfirmuar kështu përplasjet me dyshen Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, gjatë takimit të fundit, të zhvilluar në Prishtinë, në kërkim të një zgjidhjeje për qetësimin e situatës në veri.

Shefi i qeverisë tha se gjatë bisedës ka qenë “konstruktiv, i përkushtuar dhe kreativ”.

“Nuk mendoj se këto gjëra zgjidhen me trysni dhe me përmendje pasojash dhe ndoshta edhe sanksionesh të shtetit më demokratik dhe më progresist në Ballkanin Perëndimor.”

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Si mënyrën më efikase për dalje nga kriza e shkaktuar nga strukturat ilegale në veri të Kosovës, përmendi sundimin e ligjit, largimin e bandave nga katër komunat dhe më pas mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Adresoi edhe afatin e lënë nga emisari i posaçëm amerikan, Gabriel Escobar, për të dhënë një përgjigje për 3 kërkesat e ndërkombëtarëve: qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialog.

“Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi, ne u takuam bashkëbiseduam me emisarët europian dhe amerikan për dy orë. Unë kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës e shkaktuar nga strukturat ilegale.”

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Kurti fajësoi Listën Serbe për krijimin e krizave të vazhdueshme, ndërsa shprehu kritika dhe për faktorin ndërkombëtar.

“Natyrisht ne jemi të zhgënjyer që faktorët ndërkombëtar nuk kanë arritur të garantojnë pjesëmarrjen e serbëve siç na kanë premtuar neve. Mua më thoshin se porsa të bëhet marrëveshja e Ohrit serbët marrin pjesë, e bëmë marrëveshjen e Ohrit me 18 mars, kaloi afati me 21 mars dhe përsëri ata bojkot dhe vetëm bojkot.”

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Lidhur me formimin e asociacionit, Kurti tha se Qeveria e Kosovës ende s’ka asnjë draft të shkruar për statutin e tij.

“Me ShBA-në kemi pajtueshmëri të plot sa i përket parimeve bazë.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu