Basha: Kërcënimi më i madh për shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve është RAMAVIRUSI

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 19:14 | Politikë
Basha: Kërcënimi më i madh për shëndetin dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Twitter, u shpreh se “nëse Rama do të kishte bërë testime si në çdo vend tjetër, ne do ta dinim ku dhe si po përhapet koronavirusi”. 

Ky reagim i Bashës vjen pasi kryeministri Edi Rama tha “nëse do të vazhdojmë kështu, fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi”, duke iu referuar situatës me koronavirusin në vend.

Basha shton në reagimin e tij: “E kam ngritur këtë çështje me qindra herë, javë pas jave, duke nënvizuar se testimi është element shumë i rëndësishëm edhe për strategjinë e daljes. I kërkova të mbrojë mjekët dhe personelin në spitalet e qendrat shendetesore, të mbyllë fasoneritë dhe call centers si vatrat më të mëdha që rrezikonin infektimin masiv, siç dhe ndodhi. Po ai nuk bëri asgjë. Propozuam edhe planin për një dalje sa më të lehtë për njerëzit nga karantina, pa rrezikuar shëndetin e tyre dhe duke mbështetur njerëzit në nevojë dhe ekonominë. Sepse shëndeti i qytetarëve dhe ekonomia janë prioriteti absolut. Por, Rama e kishte mendjen tjetërkund: te shfaqjet dhe zdërhalljet me orë para ekranit si narcisti para pasqyrës, te tenderat sekretë me miliona euro vjedhje në kohë pandemie, te pagesat nga taksat e shqiptarëve për inceneratorët dhe landfillet e Bandës së Lushnjës dhe jo të siguronte testimet e duhura apo të mbështeste qytetarët në vështirësi dhe ekonominë në krizë të thellë. Sot, të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se kërcënimi më i madh për shëndetin e tyre dhe për ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI: ai është e keqja e vendit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos