Berisha: Dan Hutra mblodhi vota për Rakip Sulin, një rruge në Kamzë do i vihej emri i tij

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 12:29 | Politikë
Berisha: Dan Hutra mblodhi vota për Rakip Sulin, një rruge në

Sali Berisha, në bashkëbisedimin e tij të përjavshëm me gazetarët, lexoi një mesazh që, sipas tij, i ka ardhur nga një qytetar nga Kamza dhe ku denoncohet se Dan Hutra “ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin”.

“Unë, në vazhdën e denoncimit të farsës të tmerrshme elektorale të 14 Majit, do ju sjell një rast këtu. Do ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: “Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin”. Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime. Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin. Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz. Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit”, tha Berisha.

“Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj. Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/04/dan-hutra-profili-i-nje-vrasesi-serial/

A2 CNN Livestream

Latest Videos