Shqipëri-SHBA organizojnë takimin për sigurinë kibernetike në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Teknologjia të mos përdoret si armë

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 09:39 | Politikë
Shqipëri-SHBA organizojnë takimin për sigurinë kibernetike

Shqipëria dhe SHBA-ja kanë bashkorganizuar një takim mbi sigurinë kibernetike në Këshillin e Sigurimit në Nju-Jork. Takimi drejtohet nga ministrja e Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka, pjesë e së cilit janë edhe ekspertë ndërkombëtarë. Në fjalën e saj, Xhaçka vuri theksin se interneti duhet të përdoret në të mirë të njerëzimit dhe jo si një armë.

“Për Shqipërinë, interneti, teknologjia nuk janë dhe nuk duhet të përdoren si armë. Ato duhet të mbeten mjete e forca për të mirën e përbashkët”, tha ministrja.

Me evoluimin e teknologjisë, siguria kibernetike është shndërruar në një prej prioriteteve kryesore të shteteve. Shqipëria ka “vuajtur” nga ky problem pasi në korrik të vitit të kaluar, shërbimet publike online dhe faqet qeveritare patën një sulm nga jashtë, sulm ky i cili u zbulua më pas se ishte orkestruar nga Irani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos