Blerje rekord në Angli, Chelsea paguan 133 Mln euro për Caicedo

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 17:18 | Futboll
Blerje rekord në Angli, Chelsea paguan 133 Mln euro për Caicedo

E gjithë vëmendja është përqendruar te milionat që paguhen në Arabi, por Anglia nuk mbetet më mbrapa.

Chelsea realizoi goditjen e bujshme në merkato, duke blerë Moises Caicedo nga Brighton. Për të mposhtur konkurrencën e Liverpulit, blutë paguan plot 133 milionë euro.

Ky është edhe një rekord absolut në Angli dhe bëhet transferimi i pestë më i kushtueshëm në historinë e futbollit botëror.

22-vjeçari nga Ekuadori do të ketë kontratë deri në vitin 2031, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos