Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Gjermania: Kemi prova për krime lufte në Ukrainë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 11:18 | Bota
Gjermania: Kemi prova për krime lufte në Ukrainë

Gjermania pretendon se ka siguruar prova që vërtetojnë krimet e luftës nga ushtria ruse në Ukrainë. Prokurori i Përgjithshëm gjerman, Peter Frank, tha për gazetën "Welt am Sonntag" se është i nevojshëm një gjyq ndërkombëtar për atë që ka ndodhur në Ukrainë gjatë një viti lufte.

“Aktualisht ne jemi duke u fokusuar te vrasjet masive që kanë ndodhur në Bucha, por edhe në sulmet e kryera nga Rusia në infrastrukturën civile në Ukrainë”, tha Frank, duke theksuar se deri tani janë dokumentuar më shumë se 100 prova.

Kur u pyet se kush duhet të dalë në gjyq për këto krime, prokurori i përgjigj. “Liderët e Rusisë dhe ata që zbatojnë vendimet në nivelin më të lartë ushtarak. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për gjithçka ka ndodhur në Ukrainë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani