“Lufta në Ukrainë do të zgjasë dhe do të jetë më e përgjakshme”

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 09:44 | Bota

“Lufta në Ukrainë nuk është drejt përfundimit dhe do të vijojë që të zvarritet dhe të bëhet akoma më e përgjakshme.” Ky është paralajmërimi që ka bërë një ish-drejtues i Marinës Mbretërore.

Duke folur për MailOnline, Admirali Lord Alan West u shpreh se despotit nuk i interesojnë njerëzit që po vdesin por vetëm synimet e tij për të pushtuar Ukrainën.

Deklaratat e ish-ministrit të sigurisë dhe komandantit të Luftës së Ftohtë vijnë në një kohë kur Ukraina po bëhet gati për një ofensivë gjatë pranverës.

Në këto përplasje të pranverës pritet të ndodhin disa nga luftimet më të dhunshme mes dy palëve që nga fillimi i luftës më 24 shkurt të vitit të shkuar.

Ukraina deri më tani i ka kaluar pritshmëritë me mbrojtjen dhe kundërsulmin, por Admirali Lord Alan West shtoi se kjo është bërë e mundur vetëm falë furnizimit të Ukrainës me armë.

Druhem se lufta do të zgjasë shumë dhe do të jetë e përgjakshme...Pasojat në njerëz do të vijojnë. Putinit nuk i interesojnë njerëzit që po vdesin.”

Komentet e tij ishin të fokusuara në përpjekjet e Rusisë, dhe veçanërisht të grupit mercenar Wagner , për të marrë qytetin me rëndësi strategjike të Bakhmut-it në rajonin lindor të Donbas-it, një qytet në veri që ka qenë shënjestra kryesore e rusëve prej muajsh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos