Prej 19 ditësh, Rusia vijon agresionin dhe përpjekjet e saj për të marrë nën kontroll kryeqytetin e Ukrainës, Kievin. Megjithatë, ushtria vendase ka treguar se është përgatitur shumë për këto ditë të vështira. Edhe pse nuk kanë arritur të futen në kryeqytet, ushtria e Vladimir Putin e ka kthyer Kievin në një qytet apokaliptik, duke shkatërruar shumë godina me anë të sulmeve ajrore. Rasti më i fundit ishte mëngjesin e së hënës kur raketat ruse shkatërruan një pallat 9-katësh. (A2 Televizion)