Krem dielli në formë spray, sa i keq është përdorimi i tij?

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 22:21 | Lifestyle
Krem dielli në formë spray, sa i keq është përdorimi i

Nëse ka një gjë që dermatologët duan që ju të dini, është se duhet të përdorni krem ​​kundër diellit çdo ditë. Dhe kanë të drejtë: Kremi kundër diellit nuk ofron mbrojtje vetëm në verë, por është i domosdoshëm në të gjitha stinët. Mirëpo, në këtë artikull do të ndalemi te forma. Cila është më e duhura dhe ekspertët kanë disa rezerva për kremin e diellit në formë spray.

Kremrat e diellit spray kanë të njëjtat përbërës aktiv si kremrat kundër diellit e zakonshëm, kështu që në teori ata bëjnë të njëjtën punë. Sidoqoftë, aplikimi i tyre varet nëse ato përdoren siç duhet.

Ka disa gabime që bëjmë kur vendosim një spërkatës kundër diellit në trupin tonë dhe zakonisht janë këto:

E hedhim pa u përhapur kudo
Nëse nuk e përhapim në trupin tonë sasinë e spray kundër diellit, atëherë ai do të përqendrohet vetëm në disa vende dhe nuk do të ketë asnjë efekt.

E vendosim edhe kur po fryn erë
Nëse fryn erë, spërkatja përhapet kudo përreth nesh, përveç se trupit tonë. Kështu në ditët kur ka erë, është mirë të përdoret kremi i zakonshëm.

Nuk hedhim sasinë e duhur
Nëse nuk marrim një sasi të konsiderueshme, atëherë nuk mund të ankohemi se nuk funksionon sepse është faji ynë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos