Mike Tyson i ha veshin… Hasbullës

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 21:47 | Futboll

Edhe pse trupvogël, Hasbulla është sypatrembur. I famshmi i rrjeteve sociale ka “dyluftuar” me Mike Tyson gjatë një “podcast”-i, duke shkëmbyer grushte miqësore.

20-vjeçari me pamjen e një fëmije të vogël, si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi, ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram, ku videot e tij humoristike bëjnë xhiron e botës.Pas disa grushteve nga Hasbulla, “Majku i hekurt” vendosi që të bënte gjoja sikur i hante veshin, duke rikujtuar episodin e bujshëm ku i hëngri veshin kundërshtarit të tij në ring, Evander Holyfield, në vitin e largët 1997.

Personazhi i famshëm i rrjeteve sociale, Hasbulla Magomedov, firmosi një kontratë 5-vjeçare me UFC para disa javësh. Ai nuk do të ndeshet, por do të shërbejë si promovues i ndeshjeve të ndryshme që do të organizojë UFC-ja. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/14/hasbulla-firmos-me-ufc-dhe-konfirmon-ndeshjen-e-tij-te-pare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos