Nga Bjellorusia në Librazhd, historia e çiftit që po rindërton jetën në vendin tonë

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 15:05 | Sociale
Nga Bjellorusia në Librazhd, historia e çiftit që po

Harta e vendeve nga vijnë punëtorë të huaj në vendin tonë, është zgjeruar edhe me vendet e Europës Lindore. Një çift bashkëshortësh nga Bjellorusia, Nikolai e Svetlana Shavchenka kanë riorganizuar jetën e tyre në Librazhd. Të punësuar prej dy vitesh në një punishte për paketimin e cigareve, ata shprehen se mungesa e vendeve të punës në vendin e tyre diktuan ardhjen në Shqipëri.

“Në Bjellorusi kishte probleme me vendet e punës dhe kur na propozuan për të ardhur këtu, na pëlqyen kushtet dhe pranuam të vinim”, tregon Nikolai Shavchenka.

Ata pranojnë se para se të vendosnin të emigronin në qytetin e Librazhdit, pothuajse nuk dinin asgjë për Shqipërinë, madje as si vendndodhje gjeografike. Mirëpo, pasi erdhën, janë shumë të kënaqur me mikpritjen dhe komunikimin që kanë me shqiptarët, ndërsa vlerësojnë shumë edhe bukuritë e vendit tonë.

“Përshtypjet e para shumë të bukura, njerëzit janë shumë të mirë dhe të gatshëm të të ndihmojnë dhe të respektojnë shumë”, tregon Svetlana Shavchenka.

Me kuriozitetin nëse i kanë vizituar qytet e tjera të Shqipërisë të japin këtë përgjigje: Vlora, Saranda, Berat, Shkodër, Krujë, Elbasan, Shëngjin.

Ndërsa për të ardhmen, nuk ngurojnë të shprehen se kanë nisur të projektojnë në vendin tonë, pse jo edhe në Librazhd.

“Mund të qëndrojmë, kemi filluar të mendojmë qëndrimin, kemi blerë makinën dhe po mendojmë të marrim një apartament, madje po mendojmë që të marrim edhe një nga fëmijët tanë”, tha burri.

Çifti bjellorus po mendon që të tërheqë në vendin e tonë të paktën një nga tre fëmijët që gjithashtu i kanë emigrantë në Poloni dhe Rusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos