Numërohen 8 kutitë e para në Tiranë, publikohen rezultatet

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 00:59 | Politikë
Numërohen 8 kutitë e para në Tiranë, publikohen rezultatet

Janë numëruar votat e 8 kutive të para për Bashkinë e Tiranës nga 941 në total.

Deri tani, Erion Veliaj, nga Partia Socialiste, ka marrë 1305, ndërsa Belind Këlliçi nga koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 594 vota.

Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë ka marrë deri tani 82 vota, Marko Dajti nga Fronti i Majtë ka marrë 44 vota. Ndërkohë, Roland Bejko nga Partia Demokratike ka marrë 111 vota, Lajla Pernaska nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë vetëm 13 vota.

Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli