Problemet me dhëmbët, 1 në 5 fëmijë i ka të dëmtuar, shkak kequshqyerja dhe larja jo e mirë

Nga A2 CNN
4 Mars 2023, 16:23 | Aktualitet
Problemet me dhëmbët, 1 në 5 fëmijë i ka të

Një në pesë fëmijë në Shqipëri ka probleme me dhëmbët. Nuk Iajnë rregullisht, ushqimet e tyre të preferuara janë dhe armiqtë më të mëdhenjtë dhëmbëve, ndaj dhe dëmtimet  ju kanë nisur në moshë të hershme.

Konstatimi vjen nga stomatologët pas kontrollit dentar që  po kryhet  fillimisht në shkollat e zonave rurale përmes klinikave të lëvizshme. Nxënësit e shkollave 9-vjecare na tregojnë se dhimbjet e dhëmbëve dhe vizitat tek dentisti I kanë të shpeshta. Sa për furçën e dhëmbëve jo gjithmonë kujtohen ta përdorin

Dikur çdo shkollë kishte stomatologun dhe klinikën e saj dentare, ku veç kontrollit  periodik kryheshin dhe ndërhyrje të ndryshme. Tashmë ky shërbim merret privatisht.

Ndërkohë vitin e fundit ministria e shëndetësisë po rikthen programet e kujdesit dentar në shkolla përmes klinikave të lëvizshme, fillimisht në zonat rurale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024