Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Nga A2 CNN
4 Mars 2023, 14:02 | Aktualitet
Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vendin tonë.

Çmimet e reja

Nafta: 197 lekë/litri me pakicë, 185 lekë/litri me shumicë.

Benzina: 190 lekë/litri me pakicë, 178 lekë/litri me shumicë.

Gazi: 80 lekë/litri me pakicë, 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër.

Bordi i Transparencës, 04/03/2023

Sipas bordit, çmimet janë vendosur referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 03.03.2023.

Kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 849, +39 nga data 17.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 841, +65 nga data 17.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 108.7 (-0.6 nga data 17.02.2023).

Bordi i Transparencës, 04/03/2023

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 04 mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Bordi i Transparencës, 04/03/2023

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi