SHBA abstenon, Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për armëpushim në Gaza

Nga Erjon Dervishi
25 Mars 2024, 18:32 | Bota

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Shtetet e Bashkuara, aleate të Izraelit, që më herët kishin vendosur veto ndaj rezolutave të prezantuara, abstenuan gjatë votimit të 25 marsit.

Rezoluta, e cila kërkon “armëpushim të menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit e cila do të çonte në një armëpushim “të qëndrueshëm”, u miratua pasi të gjithë 14 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit votuan pro saj. Një ndryshim qëndrimi ndaj aleatit në Lindjen e Mesme u pa të premten, kur SHBA prezantoi një rezolutë që kërkonte një “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm”.

Në rezolutën e re, të miratuar të hënën, kërkohet “një armëpushim i menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit që do të çonte “në një armëpushim të qëndrueshëm dhe të përhershëm”.

Rezoluta është hartuar nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-të për të shmangur vendosjen e vetos, thanë burimet diplomatike, që u shprehën optimiste se rezoluta do të kalojë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos