Aksidentohet një autoblindë e Policisë në veri, 8 policë të lënduar

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2024, 21:33 | Kronikë

Aksidentohet një autoblindë e Policisë në veri, 8

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona në veri të Kosovës, ku një autoblindë e Policisë është aksidentuar, duke shkaktuar lëndimin e disa zyrtarëve policorë.

Njoftimi i policisë:

Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë 8 operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore për t’u marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca.

Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos