Një nxënëse plagoset me thikë nga bashkëmoshatari në një shkollë në Pejë

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2024, 22:27 | Kronikë

Një nxënëse plagoset me thikë nga bashkëmoshatari

Një incident i rëndë është regjistruar në shkollën “8 Marsi” në Pejë, ku një nxënëse është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar.

Policia ka arrestuar të miturin e dyshuar, i cili po ashtu është nxënës i kësaj shkolle, dhe e ka dërguar në paraburgim për 48 orë.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, kur stafi i shkollës ka njoftuar policinë për incidentin.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin dhe viktima është dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Janë shoqëruar në stacion policor dy dëshmitarë, të cilët janë intervistuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Prokurori i Shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve për të dyshuarin”, sqaroi Gashi.

Sipas policisë, i mituri akuzohet për shkaktim të “lëndimit të lehtë trupor” dhe “mbajtje në pronësi e kontroll të paautorizuar të armëve.” Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos