“Kriminelët para drejtësisë”, raportuesi për Kosovën viziton kanalin e sulmit terrorist në veri

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2024, 20:00 | Kronikë

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, ka vizituar kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, që ishte në shënjestër të një sulmi terrorist.

Eurodeputeti u njoftua nga afër rreth dëmit të shkaktuar, ku më 29 nëntor ndodhi një shpërthim me eksploziv.

Terras nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve të cilët ishin në numër të konsiderueshëm në Varagë, ndërsa më herët ka kërkuar që kriminelët e këtij akti terrorist duhet të dalin para drejtësisë.

Më herët, ai vizitoi dhe veriun e Mitrovicës. Zyrtari i lartë europian ka zhvilluar takime veç e veç me përfaqësues të ndryshëm politik të serbëve në Shtëpinë e Europës në veri, përfshirë ata të Listës Serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos