Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit, policia në kërkim të të riut

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2024, 09:48 | Kronikë

Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit, policia në kërkim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor "Fier-Seman".

Sipas të dhënave të policisë, shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç.           

Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.    

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos