Mali i Zi: Vota kundër Kosovës në KiE partiake, nuk përfaqëson qeverinë

Nga Ideal Gola
29 Mars 2024, 13:56 | Politikë

Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaroi se vota kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian nga një deputete malazeze është qëndrim partiak dhe nuk përfaqëson qëndrimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Ajo tha se Mali i Zi në mbledhjen e Këshillin Ministror të KiE do ta mbështesë Kosovën me votë pro në rrugën drejt anëtarësimit.

Ndërsa është zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi the vota e deputetes malazeze Maja Vukiçeviç është qëndrim partiak qe shkon në kundërshtim me qëndrimin shtetëror.

Sipas tij edhe në Kosovë ka prti qe shkojnë në kundërshtim më shtetin sicc është rasti me Listën Serbe.

Ndërsa për votimin e Serbisë kundër anëtarësimit, Bislimi tha se nuk ka qene befasi pavarësisht se kjo është shkelje e Marrëveshjes së Ohrit ku Beogradi është zotuar të mos pengojë rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare.

Por Bislimi tha se përfaqësuesit serbë i kanë bërë një shërbim indirekt Kosovës kur kanë marr pjesë ne votim pasi mundësuan kuorumin në mbledhjen e Këshillit.

Këto deklaratë u bënë pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos