Renato Sanchez zgjedh ekipin italian për sezonin e ri

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 20:46 | Futboll
Renato Sanchez zgjedh ekipin italian për sezonin e ri

Portugezi Renato Sanchez do të jetë lojtari më i ri i Romës për sezonin e ri futbollistik të Serie A, që pritet të nisë këtë fundjave.

Sipas mediave, italiane që merret me merkaton, mesfushori i Paris Saint-Germain, Renato Sanches, i është bashkuar Romës në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro.

Blerja e lojtarit do të bëhet e detyrueshme nëse Sanchez luan 60% të ndeshjeve në të gjithë sezonin e Romës.

Kontrata e Sanches me PSG-në është deri më 30 qershor 2027. Portali Transfermarkt e vlerëson atë 15 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos