Neymar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Al-Hilal, nga e cila do të përfitojë 300 milionë euro në sezon, duke e kthyer atë në një nga lojtarët më të paguar në botë.
Negociatat nisën javën e kaluar, u përshpejtuan gjatë fundjavës dhe tashmë gjithçka është konfirmuar. Marrëveshja e brazilianit me klubin e tij të ri është me shifra marramendëse. Në një sekond, sulmuesi merr afro 4,8 euro.
Neymar do të jetë gjithashtu edhe imazh i vendit që do ta mirëpresë.
Në Arabinë Saudite ai do t’i bashkohet të tjerë yjeve të futbollit si Cristiano Ronaldo, Mahrez, Karim Benzema, Kante apo Mané. (A2 Televizion)