Messi i dhuron finalen e parë në histori Inter Miamit

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 08:17 | Futboll
Messi i dhuron finalen e parë në histori Inter Miamit

Inter Miami, nën udhëheqjen e Leo Messit, ka arritur finalen e parë të historisë së klubit.

Messi me shokë mundi 4-1 Philadelfian, me gola të Martinez, Messi, Jordi Alba dhe David Ruiz.

Kështu, Messi përgatitet për të fituar titullin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm një muaj pas zbarkimit të tij në MLS. Argjentinasi e ka shndërruar ekipin që e gjeti në vendin e fundit të kampionatit dhe i ka dhuruar finalen e parë klubit që është themeluar në vitin 2018. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=adS2fQfTQmc
https://a2news.com/2023/08/13/kur-harper-beckham-takon-lionel-messin-video/

A2 CNN Livestream

Latest Videos