Nicolo Zaniolo është vetëm një hap larg kalimit në Premier League si futbollisti më i ri i Aston Villa.
Edhe pse prej kohësh italiani kërkohej nga Juventus, në fund ka zgjedhur kampionatin anglez për të vijuar karrierën e tij.
Zaniolo do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje dhe nëse anglezët binden në fund të sezonit, atëherë do të paguajnë 30 milionë euro për kartonin e tij.
Brenda kësaj jave, 24-vjeçari do të shkojë në Angli për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas të prezantohet si lojtari më i ri i Aston Villa.
Me fanellën e Gallatasarajit, në 6 muaj Zaniolo u aktivizua në 10 ndeshje dhe shënoi 5 gola. (A2 Televizion)