Bare gati të rikthehet në La Liga

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 13:16 | Futboll
Bare gati të rikthehet në La Liga

Keidi Bare mund të rikthehet të luajë në La Liga. Futbollisti që aktualisht është pjesë e Espanyol në La Liga 2 është vetëm një hap larg kalimit në elitën e futbollit spanjoll.

Siç raporohet në media, Rayo Vallecano, skuadra ku luan dhe futbollisti tjetër shiptar Ivan Balliu, ka shfaqur interes për mesfushorin kuqezi dhe e sheh atë si një përforcim shumë të rëndësishëm për ekipin.

Duke pasur parasysh edhe koston e ulët që lojtari ka, rreth 1,5 milionë euro, transferimi i tij mund të bëhet dhe më i lehtë. Dëshira e Bares është të qëndrojë në Spanjë dhe tek një skuadër ku mund të luajë si titullar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/14/probleme-financiare-espanyol-nxjerr-ne-shitje-keidi-baren/

A2 CNN Livestream

Latest Videos