Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

Chelsea refuzon ofertat e Milanit për Armando Brojën

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 13:12 | Futboll
Chelsea refuzon ofertat e Milanit për Armando Brojën

Armando Broja nuk do të shkojë tek Milani. Chelsea ka vendosur t’i thotë “JO” kuqezinjve për të nënshkruar me futbollistin shqiptar.

Kjo për shkak se talenti 21-vjeçar konsiderohet pjesë e projektit të Maruicio Pochetino për sezonin e ri, ndonëse londinezët pësuan shumë ndryshime këtë verë. Për shqiptarin kishin shfaqur interes disa klube të mëdha europiane, me Milanin që kryesonte listën, por edhe West Ham që prej kohës e kërkonte talentin shqiptar në formë huazimi me opsionin e blerjes përfundimtare pas një viti.

Megjithatë, kjo nuk i ka bindur drejtuesit e Chelsea, që e koniderojnë Brojën një talent premtues për të ardhmen dhe janë të sigurt për ta mbajtur në “Stamford Bridge”. Jo vetëm kaq, por londinezët kanë refuzuar dhe mundësinë për të marrë Dusan Vlahovic në skuadër, si pjesë e shkëmbimit me Lukakun, çfarë të bën të mendosh se drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend për të firmosur me një sulmues qendre këtë verë.

Armando Broja është ende në fazë rikuperimi pas një dëmtimi të rëndë në gju të pësuar në dhjetorin e vitit të kaluar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi