Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Messi dhe Beckham “mollë sherri”, grushte e gjak në restorantin ku darkonin me bashkëshortet

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 12:25 | Futboll

Një mbrëmje jashtë me familjet, në një prej restoranteve luksoze në Miami, ka përfunduar mes dhunës dhe tensionit për familjet Bekcham, Messi, Busquets dhe Alba.

Futbollistët e njohur që nënshkruan këtë verë për ekipin e ish-kapitenit të Anglisë, Inter Miami, po darkonin me presidentin e tyre David Beckham, bashkëshorten e tij Victoria dhe të vajzën Harper, kur një përleshje shpërtheu jashtë restorantit Gekko, në pronësi të reperit portorikan Bad Bunny.

Një klient i lokalit pretendon se është rrahur deri në gjakosje nga rojet e sigurisë pasi familja e tij u përpoq të bënte një foto në grup në ditëlindjen e 21-të të vajzës së tij, kur Lionel Messi dhe Beckham-ët ishin duke festuar disa metra larg tyre.

Sigurimi reagoi me zemërim ndaj të ftuarit, duke e akuzuar se kishte tentuar të fotografonte Lionel Messin dhe gruan e tij Antonela.

Por klienti i lokalit që u dhunua e mohoi këtë gjë, duke deklaruar më pas: “Ata u hodhën drejt nesh, më nxorën jashtë dhe më goditën me grusht në fytyrë. Vetëm sepse djali im po përpiqej të bënte një foto me gruan e tij, jo me Beckhamin apo Messin, asgjë. Ishte një gjë familjare”.

Në pamjet pas ngjarjes kaotike një grua mund të dëgjohet duke bërtitur: "Ai është duke festuar ditëlindjen e 21-të të vajzës së tij. Si guxon! Ku është menaxheri? Si guxoni ju! Kjo është çmenduri! Dikush duhet të pushohet nga puna."

Sigurimi më pas reagoi duke njoftuar se gabimisht besoi se burri që goditën po fotografonte të famshmit. Ata e përzunë jashtë dhe dyshohet se e sulmuan ndërsa ishte jashtë, duke e gjakosur në fytyrë.

Sakaq, Victoria Beckham u pa duke shoqëruar të bijën Harper në një vend të sigurt, e më pas e ndihmon të hyjë në një makinë të drejtuar nga rojet e sigurisë, për t'a nisur për në shtëpi.

Sakaq, mediat shkruajnë se darkës së Messi-t me bashkëshorten Antonela dhe “The Bechams” i ishin bashkuar edhe yjet e tjerë të futbollit Sergio Busquets e Jordi Alba me partneret e tyre.

A2 CNN Livestream

A2 Business