Botërori i femrave, Spanja finalistja e parë, dorëzohet Suedia

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 16:43 | Futboll
Botërori i femrave, Spanja finalistja e parë, dorëzohet Suedia

Spanja është finalistja e parë e Botërorit 2023 për femra, që po zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re. “La Roha” triumfoi 2 me 1përballë Suedisë, në gjysmëfinalen e parë të eventit, të luajtur në Eden Park të Okland.

Në përballjen ndërmjet dy prej ekipeve më të mira të aktivitetit, emocionet nuk munguan, teksa pjesë e suedezeve ishte edhe Kosovare Asllani, 34-vjeçarja e Milanit, që në karrierë ka luajtur edhe te Paris Saint Germain, Manchester City dhe Reali i Madridit.

Pavarësisht rasteve të krijuara, rezultati u zhbllokua vetëm në të 81-ën, pas golit të Parajuelo që kaloi spanjollet në avantazh. Skandinavet u përgjigjën 2 minuta përpara fundit të kohës së rregullt me Blomkvist, që riktheu barazpeshën.

Kur dukej se skuadra fituese do të përcaktohej në kohën shtesë, Spanja realizoi golin e fitores me Karmona Garsia, e cila i dhuroi vajzave iberike biletën në finale. Kundërshtaret e spanjolleve do të përcaktohen këtë të mërkurë, nga dueli ndërmjet Australisë dhe favoriteve të Anglisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos