“Rikthehet” Silvio Berlusconi, zbret në fushë me Modena-n

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 09:32 | Futboll
“Rikthehet” Silvio Berlusconi, zbret në fushë me Modena-n

Ai është 17 vjeç dhe luan për Virtus të Castelfranco Emilia. Përveç talentit, ajo për të cilën bie më shumë në sy është emri i tij i veçantë.

Babai në shenjë mirënjohje për “kavalierin” e ndjerë, e ka quajtur  Silvio Berlusconi. Nuk është një gabim i gjendjes civile, e keni kuptuar mirë. Silvio Berlusconi Boahene ka lindur në 2005 dhe së fundi ka bërë debutimin e tij me ekipin e parë të Modenas.

Nga Modena, Silvio që ndjek një shkollë të mesme në qytetin e Ghirlandinës, hodhi këmbën në fushë në ndeshjen kundër Corticellës, duke zëvendësuar vëllain e Giacomo Raspadorit, që u shpall kampion i Italisë me Napolin.

Ky është një rast homonimie i pabesueshëm. 17-vjeçari me origjinë ganeze ka shpresa për të arritur të depërtojë në botën e futbollit dhe ka sigurinë e një emri dhe mbiemri mbi supet e tij që pa dyshim do t'i japin popullaritet masiv.

Por cila është baza e këtij rasti homonim?

Zgjedhja e babait të djalit, Anthony Bohaene (i cili mbërriti në Itali në 2002 në Palermo dhe më pas u transferua në Modena në 2004), i cili, kur i vendosi emrin djalit, siç tha ai për La Gazzetta di Modena, zgjodhi “emrin e një lideri të madh politik, të cilit i pëlqeja gjithçka dhe të cilit i detyrohem lejen e qëndrimit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos